Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti!

Nga VLEN sot përmes një konference për shtyp pranë Spitalit të Gjinekologjisë në Çair kujtuan hetimin tashmë të mbyllur të ish PSP-së, të njohur si rasti “Pacienti”, ku i dyshuar ishte Bujar Osmani. Nuk vonoi përgjigja e Osmanit, i cili tha se ky ka qenë një rast i prokurores Katica Janeva, e cila tashmë është në burg dhe që është në listën e zezë amerikane. Osmani thotë se për rastin në fjalë nuk kishte as aktakuzë, ndërsa tha se u hap si temë me kërkesë nga Rusia për diskreditimin e tij.

Pikërisht kandidati i sotëm për president ka qenë i akuzuar për keqpërdorime finaciare dhe në këtë objekt, i cili është i shenjtë për ne dhe që çdo ditë lindin bijat tona, motrat tona, shoqet tona. Publikisht pyesim a meritojnë shqiptarët një kandidat të këtillë për president, pyesim publikisht, nëse nuk e kanë hallin e qytetarëve, a mendojnë këta politikanë se ky spital mund të shfrytëzohet nga të afërmit e tyre. Qytetarët nuk harrojnë asnjëherë Bujar Osmanin-pacientin. Ndoshta gjykata e partizuar nga Artan Grubi e kanë futur në ndonjë qosh këtë lëndë, por koha është për përgjegjësi”, tha Fitore Qirezi nga VLEN.Ai rast është një hetim vetëm, që është ngritur nga një prokurore që tash është në burg dhe është në listën e zezë amerikane. Unë prej atëherë e kam ditur që ky hetim është ngritur për të diskredituar, me kërkesë ruse dhe me elemente korruptive dhe vet Prokuroria e ka mbyllur ende në fazë hetimore sepse ka konstatuar se gjithçka ka qenë në rregull. Të ngritni rast për të cilin as nuk është ngritur akuzë, vërtet tregon se sa pa ide jeni dhe sa të them të dëshpëruar jeni”, theksoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu