Bujar Osmani: Çarshia e Çairit do të rikthehet si zemra e qytetit dhe simboli i bashkëjetesës

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, thekson se Çarshia e Çairit është aseti më i madh kulturor, ekonomik dhe shpirtëror i komunës por sot ndodhet në një gjendje të mjerueshme informon Tetovasot.

“Çarshia është zemra jonë, pasuria jonë. Duhet të krenohemi me të, sepse shumë qytete të mëdha do të donin ta kishin një si e jona. Fatkeqësisht, ajo nuk është në gjendjen që meriton. Nuk ka plan të detajuar urbanistik dhe ka humbur autenticitetin historik”, deklaron Osmani.

Ai shton se në rrugët e Çarshisë njerëzit shpesh rrezohen, qentë endacakë lëvizin lirshëm, dhe çadrat e tregtarëve janë zbehur nga dielli. “Aty ku duhet të shohim historinë e gjallë, kemi lënë pas dore trashëgiminë tonë. Vizioni ynë është të restaurojmë një Çarshi të gjallë, që bashkon të kaluarën me modernen,” thekson kandidati i AKI-së.

Osmani njofton se në këtë hapësirë do të krijohet edhe një institucion për bashkëqeverisje, që do të jetë ura midis qytetarëve dhe komunës aty ku do të merret çdo vendim për të ardhmen e Çairit.

“Ne do t’ia kthejmë Çarshisë karakterin e saj historik. Mjafton të shohim fotografitë e vjetra për të kuptuar se çfarë simboli kemi humbur dhe çfarë duhet të rikthejmë bashkë,” përfundon Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venecias ka dhënë mendim pozitiv për propozim- ligjin për prokurorinë publike dhe propozim ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë

Komisioni i Venecias ka dhënë mendim pozitiv për propozim- ligjin për prokurorinë publike dhe propozim ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë, të cilët, sipas...

Prishet armëpushimi?! Dhjetëra palestinezë gjenden të VDEKUR në Gaza

Të paktën 33 trupa palestinezësh u gjetën pas tërheqjes izraelite nga Gaza. “33 trupa u gjetën në disa pjesë të qytetit”, deklaroi drejtori i Spitalit...

Izraeli do të lirojë 11 të burgosur nga Hamasi sipas marrëveshjes për Gazën

Radioja ushtarake izraelite sot publikoi se, në pajtim me marrëveshjen e arritur për Gazën, do të lirohen 11 të burgosur nga radhët e Hamasit,...

Konstituohet Kuvendi i Kosovës pas tetë muajsh bllokadë; Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe

Parlamenti i Kosovës u konstituua sot, tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, me zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq, lider i Nismës qytetare “Për Liri, Drejtësi...

Bujar Osmani: Po ia kthejmë pamjen autentike Çarshisë së Vjetër

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot e prezantoi vizionin e tij për restaurimin dhe revitalizimin e plotë të Çarshisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu