Bujar Osmani: AKI mbetet forca më e madhe, Ali Ahmeti- shtylla morale e shqiptarëve

Ministri dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se AKI dhe BDI mbeten forca më e madhe politike shqiptare në vend, pavarësisht humbjes në komunën e Çairit.

Osmani thekson se “Çairi ishte një mësim”, të cilin e pranon me dinjitet, por njëkohësisht dënon ashpër, siç i quan ai, “arrogancën e neveritshme” të disa përfaqësuesve të koalicionit VLEN, që sipas tij po përpiqen të nënçmojnë rezultatin dhe mbështetjen masive që ka marrë AKI në gjithë vendin.

“Me 114 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve. Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve,” shkruan Osmani në reagimin e tij.

“Fyerjet ndaj Ali Ahmetit janë shenjë dobësie morale”

Në deklaratën e tij, Osmani nënvizon se sulmet dhe fyerjet ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, nuk janë shenjë e forcës politike, por shenjë e dobësisë morale. Ai akuzon VLEN për tentativë për të demoralizuar elektoratin shqiptar para raundit të dytë, por thekson se efekti do të jetë i kundërt: bashkim dhe vendosmëri.

“Këto sulme të ulëta kanë një qëllim – të sjellin demoralizim para raundit të dytë, por do të ndodhë e kundërta: BASHKIM dhe VENDOSMËRI,” shprehet ai.

Thirrje për mobilizim në raundin e dytë

Osmani i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që në raundin e dytë të zgjedhjeve të konfirmojnë fuqishëm vullnetin politik, duke e konsideruar AKI-n si zërin e shqiptarëve dhe Ali Ahmetin si shtyllën ideologjike dhe morale të tyre.

“I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet,” përfundon Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu