Bujar Bajrami: Zeqirja Ibrahimi dhe soji i tij politik: Flamuri Shqiptar në Spotet Elektorale, por Jo në Takimet me Diplomatë Turq

Bujar Bajrami ka goditur ashpër Zeqir Ibrahimin për trajtimin dhe përdorimin e flamurit kombëtar, duke theksuar hipokrizinë e politikës së tij. Në një analizë të fortë, Bajrami e akuzon Ibrahimin për mosrespektimin e simboleve kombëtare, veçanërisht në kontekstin e takimeve me diplomatët turq, përkundrejt retorikës elektorale që shfaq përpara votuesve shqiptarë. Kjo situatë nxjerr në pah një mendësi që nuk përputhet me aspiratat e shqiptarëve për identitet dhe krenari kombëtare.

Postimi i plot:

Shpejt, hiqni flamujt shqiptar se erdhën…!

Po shkruaj edhe njëherë lidhur me sjelljen e këtyre Disidentëve të Lëvizjes Besa, që deshën të tregojnë se janë ndryshe. Vija e tyre politike është pasqyrë e asaj në të cilën ato mbështeten dhe besojnë, e ajo është doktrina e Xhemijetit, një shoqatë që përfaqësonte shqiptarët, turqit dhe sllavët musliman dhe kishte për synim të mbrojë interesat e këtyre qytetarëve në Mbretërinë Sërbo-Kroate-Sllovene.

Kjo qasje e (mos) përkujdesjes së ktyre ‘politikanëve në (mos) respektimin e simboleve kombëtare, është pasqyrë e mendimit të tyre jo vetëm politik, që burimin e ka në ideologjinë të cilës ata i besojnë. Në kohën e komunizmit (sistemit dikaktorial e një partiak) shqiptarët kanë vuajtur shumë vetëm pse ishin shqiptar dhe dëshironin të kultivojnë kulturën e tyre, arsimimim në gjuhën e tyre amtare, përdorimin e flamurit kombëtarë si kartë identitare për të mbajtur gjallë atdhedashurinë e për t’ju kundërvënë sistemit i cili në forma represive i shtypte shqiptarët për ti asimiliuar e dëbuar nga trojet e tyre etnike.

Ishte e kuptueshme të kishe frikë asokohe për të përdorur flamurin kombëtarë nëpër festa e ahengje private ose takime zyrtare,
sepse ishte e ndaluar dhe përballja me pasojat ishte e tmerrshme. Por nga kush ka frikë sot, Zeqirja Ibrahimi dhe soji i tij politik që nuk përdorin simbolet kombëtare në takimet e tyre me diplomatët e huaj, konkretisht me diplomatët turk?

Sot flamuri kombëtarë është i rregulluar me ligj, me të drejtë për ta përdorur në çdo aktivitet (privat e zyrtarë). Përse në spotet elektorale ku Zeqirjai ju drejtohet votuesve shqiptar, nxjerrë në s’fond flamurin (shif foto 2) kurse në takimet e tija me diplomatët turq (shih foto 1) flamuri shqiptar nuk ekziston askund, madje i tutulisur e i hudhur në qoshet e rafteve sikur të ishte një leckë pa asnjë vlerë.

Kjo qasje nuk është nga frika, kjo është mendësi, është ndjenjë dhe si e tillë është më e keqe se frika, sepse tregon atë që dhe ajo që je ti Zeqo Abija nuk ka asnjë pikë lidhje me shqiptarinë dhe të qenit shqiptar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit...

Brukseli “fundos sërish Severnën”!

Edhe këtë vit Brukseli zyrtar e "fundos državën Severnëa" në rrugën e saj qorre drejt BE-së, për shkak të kryeneçsisë së despotit Micko...

Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit...

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu