Barcelona i kërkoi Lewandowskit të mos shënonte për të shmangur bonusin ndaj Bayernit

Sipas biografisë polake “Lewandowski. Prawdziwy” të Sebastian Staszewskit, të cituar edhe nga media të njohura si MARCA, Barcelona i ka kërkuar Robert Lewandowskit të ndalonte së shënuari në fund të sezonit 2022/23.

Raportohet se pasi klubi kishte siguruar titullin e La Ligës, drejtuesit i kërkuan sulmuesit polak të mos shënonte në dy ndeshjet e fundit, pasi arritja në 25 gola do të aktivizonte një bonus prej 2.5 milionë eurosh që Barça do t’ia paguante Bayern Munich-ut.

Thuhet se Lewandowski fillimisht u befasua nga kërkesa, por më vonë e kuptoi arsyen financiare. Ai e përfundoi sezonin me 23 gola, duke shmangur pagesën e bonusit, megjithëse luajti të dy ndeshjet e plota.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu