“Bombardoni Iranin!”/ Trump bën postimin “provokues” në rrjete sociale, publikon avionët luftarakë me kolonë zanore…

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të mëdha pas publikimit të një videoje 60 sekondëshe në rrjetet sociale, ku shfaqen avionë luftarakë amerikanë B-2 duke lëshuar bomba në qiell.

Ajo që ka tronditur më shumë është kolona zanore e videos: një version i parodizuar i këngës së njohur “Barbara Ann” nga grupi legjendar Beach Boys, ku fjala “Barbara Ann” është zëvendësuar me frazën “bomb Iran” (“bombardoni Iranin”).

Videoja është parë si një mesazh provokues në një moment tensioni të rritur mes SHBA-së dhe Iranit. Kritikët e kanë cilësuar postimin si të papërgjegjshëm dhe nxitës, ndërsa përkrahësit e Trumpit e kanë interpretuar si një sinjal force ndaj kundërshtarëve të Amerikës..

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni për këtë video. Ndërkohë, autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu