Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi u ngrit nga një zyrtar izraelit, raporton BBC.

Duke folur për gazetarët amerikanë, zyrtari tha kryerja e pasurimit të uraniumit në Isfahan do të ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe çdo përpjekje do të sillte sulme të reja izraelite. Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se sulmet ajrore dhe raketore të SHBA-së mbi Iranin në qershor shkatërruan objektet bërthamore të vendit, edhe pse disa agjenci të inteligjencës amerikane kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm për këtë pjesë.

Nga ana tjetër, Irani mohon se synon të zhvillojë armë bërthamore dhe thotë se pasurimi i uraniumit është për qëllime paqësore.

Por, në një konferencë për gazetarët në Uashington, zyrtari i i lartë izraelit – i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se inteligjenca tregon se një pjesë e madhe e uraniumit të pasuruar të Iranit është “varrosur” në Isfahan i cili u bombardua me raketa të lëshuara nga nëndetëset, gjatë operacionit “Midnight Hammer” në 22 qershor. Megjithatë, izraeliti tha se ccdo përpjekje e Teheranit për të rikuperuar materialin ndoshta do të zbulohej. Sipas zyrtarit, vlerësimi i Tel Avivit është se programi bërthamor i Iranit është vonuar me 2 vjet.

Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë qenë të bindur se objektet bërthamore iraniane u shkatërruan plotësisht. “Siç e ka thënë shumë herë Presidenti Trump, Operacioni “Midnight Hammer” i shkatërroi plotësisht objektet bërthamore të Iranit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, në një deklaratë dërguar mediave amerikane. “E gjithë bota është më e sigurt falë lidershipit të tij vendimtar”, vijoi ajo.

Vlerësimet e inteligjencës amerikane kanë qenë më të kujdesshme. Një raport paraprak që doli nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes arrin në përfundimin se, “ndërsa të tre vendet – Fordo, Natanz dhe Isfahan – u dëmtuan rëndë, ato nuk u shkatërruan plotësisht”.

Në fund të qershorit, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u tha ligjvënësve amerikanë se shkatërrimi i objektit të vetëm të Iranit për prodhimin e uraniumit metalik, ia hoqi në mënyrë efektive aftësinë Teheranit për të ndërtuar një armë bërthamore.

Në një intervistë për Tucker Carlson të publikuar këtë javë, presidenti iranian Mahmoud Pezeshkian tha se objektet ishin “dëmtuar rëndë”.

“Prandaj ne nuk kemi asnjë akses në to”, tha ai, duke shtuar se një vlerësim i plotë për shkallën e dëmtimit është i pamundur për momentin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu