“Boll ma!” – Djali i dëshmorit nga Sllupçani shpërthen ndaj VLEN-it: “Mos luani me familjet e dëshmorëve për politikë!”

Pas reagimit të Arben Sadikut, flet edhe djali i dëshmorit Shenasi Ibrahimi nga Sllupçani

Pas deklaratës së fortë të Arben Sadikut drejtuar eksponentëve të VLEN-it nga Likova, ka reaguar edhe Seid Ibrahimi, djali i dëshmorit Shenasi Ibrahimi nga Sllupçani, duke shtuar një tjetër zë kritik në debat.

Në një koment publik në rrjetet sociale, Ibrahimi shpreh pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas tij, po keqpërdoren familjet e dëshmorëve për qëllime politike.

“Sot personalisht kam thirrë personin që e ka mbajt këtë konferencë për media, por nuk mu ka përgjigjë.
Por du me i thanë që boll ma! Boll se na batë horë, e nuk e di a ju ka mbetë pak fytyrë… Meqenëse s’keni pas kurrë fytyrë të sinqertë e të vërtetë. Boll, se ju vret mallkimi i nënave e motrave të dëshmorëve. Boll ma, se ju vret mallkimi i fëmijëve të dëshmorëve.
Mos bëni politik me familjet e dëshmorëve për politikën e juaj të fëlliqur, sepse familjet e dëshmorëve janë të popullit e jo të partive politike,” – shkruan ai.

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas deklaratës së Arben Sadikut, vëllait të dëshmorit Beqir Sadiku, i cili akuzoi VLEN-in për hipokrizi dhe përjashtim të qëllimshëm të familjeve të dëshmorëve nga institucionet gjatë 18 muajve të qeverisjes.

Reagimet nga familjarët e dëshmorëve kanë krijuar një valë të gjerë diskutimesh në opinionin publik, me theks të veçantë në moskeqpërdorimin e figurave të luftës për qëllime politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova me rekord të ri: Maratonë zgjedhore dhe përballja e tretë brenda një viti

Legjislatura e nëntë është shpërndarë nga presidentja Vjosa Osmani, pasi për shtatë muaj nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re në dy tentime. Pas...

Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen palestineze, duke theksuar se krijimi i një shteti palestinez është i...

Qeveria “avullon” investimin për UNT: Nga 40 milionë të premtuara, vetëm 1 milion euro në buxhet- gjithçka mbetet propagandë

Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40 milionë euro, Qeveria e...

Snopçe: Qeveria po synon të rikthejë periudhën para konfliktit të vitit 2001

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga Arben Taravari, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, në të cilin për herë...

Ndërron jetë hoxha i njohur nga Haraçina Idriz Bajrami

Haraçinë, 20 nëntor – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar me një postim publik pas lajmit për ndarjen nga jeta të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu