Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë!

Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin, pasi kanë dy vite që kërkojnë nënshkrim të Marrëveshjes kolektive.

Qytetarët që takuam, edhe pse mbetën pa marrë shërbim publik, thonë se i mirëkuptojnë.

Çfarë të thanë?

-Hajde nesër më.

-Deri sa kanë grevë nuk besoj.

-Mendon se duhet zgjidhet çështja e këtyre të punësuarve?

-Çelësin e dimë kush e ka po duhet a nuk duhet ajo është çështja e tyre.

Naser Xhemaili nga Sindikata e Pavarur e Librave Amë, u kërkoi ndjesë qytetarëve që u kthyen pas, duke arsyetuar se shumica e të punësuarve në këtë drejtori janë si bashkëpunëtorë të rinj dhe marrin rrogë minimale. Nëse deri të premten nuk nënshkruhet Marrëveshja kolektive, nga e hëna do të fillojnë bojkot të përgjithshëm.

“Sot e kemi vetëm këtë ditë si paralajmërim për grevë. Nëse nuk na thirrin dhe të zgjidhet për ta biseduar këtë problem, nga dita e hënë do të jemi në grevë gjenerale në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Kërkesa jonë është marrëveshja kolektive është rritja e rrogës 20%. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, as 70% si funksionarët, dhe duhet ta vlerësojnë këtë kërkesë, pasi që jemi edhe drejtoria më kryesore në Republikën e Maqedonisë dhe pa gjendjen civile nuk mund as të funksionoj shteti”, tha Naser Xhemaili – Sindikata e Pavarur e Librave Amë.

Në tërë Drejtorinë e Librave Amë ka gjithsej 350 të punësuar. Shumica edhe pse kanë mbi 10 vjet përvojë pune, nuk janë avancuar dhe ende trajtohen si bashkëpunëtor të rinj dhe ka rrogë minimale prej 22,500 denarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Banori i ri VIP Kosova zbulon sekretet e familjes Kardashian

Mbrëmë, në Big Brother VIP Kosova, u bë pjesë një emër që solli menjëherë kureshtje dhe vëmendje. Bëhet fjalë për Ludo Lee, hairstylistin që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu