Bllokohet Shkupi: Maqedonia pret 76 delegacione nga 57 vende në Këshillin Ministror të OSBE-së – prezent Blinken dhe Lavrov

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE i cili do të mbahet në Shkup prej sot e deri më 1 dhjetor, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 1.000 delegatë.

Në ngjarjen më të madhe politike – diplomatike e organizuar në vend që nga pavarësia, do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 vende anëtare dhe shtete partnere të Organizatës.

Takimi do të shënojë praninë e diplomatëve të parë të SHBA-së dhe Federatës Ruse, Entoni Blinken dhe Sergej Lavrov, duke e bërë atë një nga ngjarjet e rralla që do t’i gjejë të dy në të njëjtin vend që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Edhe pse aktualisht nuk ka asnjë njoftim për një takim mes Blinkenit dhe Lavrovit, analistët nuk përjashtojnë mundësinë e bisedimeve për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë.

Sekretari shtetëror amerikan Blinken vjen sot, ndërsa pjesëmarrjen në OSBE do ta fillojë me takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani.

Për ardhjen e shefit të diplomacisë së Federatës Ruse Lavrov, vendi ynë dhe Bullgaria përkohësisht i suspenduan sanksionet e vendosura nga BE-ja për fluturiumet e aeroplanëve rusë për shkak të agresionit rus të Ukrainës.

Pas pranisë së konfirmuar të Lavrovit, forumin vendosën ta bojkotojnë ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba dhe të vendeve baltike – Estonia, Letonia e Lituania.

Në takimin ministror priten vendime për zgjedhjen e kryesuesit për vitin 2024, për çka në takimin përgatitor të ambasadave të 57 vendeve anëtare këtë javë në Vjenë është arritur koncensus që ajo të jetë Malta, ndërsa duhet të vendoset edhe për buxhetin, si dhe për emërime për pozitat kyçe në institucionet e OSBE-së.

Këshilli Ministror do të fillojë sonte me darkë joformale në të cilën do të marrin pjesë një pjesë e shefave të diplomacive të shteteve – pjesëmarrëse të OSBE-së.Zyrtarisht forumi do të jetë i hapur nesër në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” e cila është shndërruar dhe përgatitur për Takimin Ministror.

Sipas agjendës së publikuar nga MPJ nesër është paraparë mundësia për deklarata të shefave të delegacioneve gjatë mbërritjes në qendrën sportive. Këshilli Ministror duhet të fillojë nesër në orën 10, ndërsa mediat do të mund ta ndjekin hapjen e sesionit plenar.

Në ditën e parë janë planifikuar dy ngjarje shoqëruese: Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronave dhe përdorimit të digjitalizimit, e cila do të pasohet nga adresimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike në sigurinë njerëzore në zonën OSBE.

Në ditën e dytë do të mbahen tre aktivitete shoqëruese me temën “Rinia dhe shoqëria civile”, “Bëhet fjalë për njerëzit – ndikimi i operacioneve në terren të OSBE-së në 2023” dhe “Ruajtja e pluralizmit – siguria e grave gazetare”.

Gazetarët e akredituar do të mund të ndjekin sesionin përfundimtar plenar të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili do të pasohet nga një konferencë përfundimtare për media me kryesuesin, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryesuesin e ardhshëm të Organizatës dhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Marija Shmid.

Nga MPJ deklaruan se Këshillin Ministror të OSBE-së do ta ndjekin mbi 300 gazetarë nga vendi dhe nga jashtë.

Për shkak të mbajtjes së mbledhjes ministrore, Qeveria sot vendosi që orari i punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit të përfundojë në ora 12:00 dhe nesër të jetë ditë jo pune për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore dhe publike, si dhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e kryeqytetit. Njëkohësisht do të mbyllen për qarkullim një pjesë e rrugëve nëpër qytet nëpër të cilat do të kalojnë delegacionet e huaja

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu