Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim me kriza, ku nuk do të jetë më drejtori i QMK ai që udhëheq me Shtabin Kryesor për menaxhim me kriza – siç ka qenë deri tani sipas nenit 25 – por një person që do ta caktojë vetë kryeministri, shkruan Top24

VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!
Me ndryshimet e reja në Ligjin për menaxhim me kriza, nuk do të jetë më drejtori i QMK ai që udhëheq me Shtabin Kryesor për menaxhim me kriza – siç ka qenë deri tani sipas nenit 25 – por një person që do ta caktojë vetë kryeministri.
Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Që drejtori i QMK që aktualisht vjen nga radhët e VLEN-it, nuk do të ketë më asnjë fjalë për menaxhimin e krizave në vend. Kompetencat që i takonin këtij institucioni, i merren dhe i kalohen një personi që e zgjedh Qeveria – domethënë, VMRO.
Pyetja është e thjeshtë:
A do ta mbështesë VLEN këtë ndryshim ligjor, vetëm që njerëzit e saj të mbeten në karrige, por pa kompetenca?
Nëse po, atëherë është e qartë: VLEN është veçse një dekor i pushtetit të VMRO-së, që nuk mbron as interesin publik, as funksionarët që vetë i ka propozuar.
Servilizmi i VLEN nuk vlen as për njerëzit e vet.
Po t’i kishin në konsideratë kuadrot e tyre, do ta mbronin institucionin dhe rolin e tyre në të. Por mesa duket, i rëndësishëm është vetëm pazari – jo funksioni, jo kompetencat, e aq më pak parimi.
Në vend që të udhëheqin, po i kthehen rolin e spektatorëve në një Qeveri që nuk i merr seriozisht as si partnerë, as si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë.
Cfarë pune do të bën tani Muhamed Ali nga VLEN ?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu