Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato tendencioze dhe të fabrikuara me qëllim politik.

Në një deklaratë për Alsat, Bexheti tha se përgjimet ndaj tij dhe një kolegu tjetër kanë pasur synim të qartë për të devijuar vëmendjen nga zhvillimet reale politike në Kërçovë dhe Bërvenicë.

“Për mua kanë lëshuar përgjime, dhe e gjithë kjo ka pasur një tendencë, si për mua ashtu edhe për kolegun tjetër, për të krijuar një defokusim nga ajo që ndodh në Kërçovë dhe Bërvenicë,” deklaroi Bexheti, njofton TS.

Ai kritikoi ashpër Adnan Azizin, duke e akuzuar se po përpiqet të përfitojë politikisht nga situata.

“Një njeri si Adnan Azizi, që kokën – dhe më shumë se kokën – e ka në Beograd, del e kërkon distancim,” u shpreh ai.

Deputeti i BDI-së gjithashtu theksoi se është krenar për origjinën dhe familjen e tij nga Tetova, duke hedhur poshtë çdo insinuatë që mund të vihet në dyshim lidhur me identitetin e tij.

“Sa për informimin e opinionit publik, familja e nënës sime është e tëra nga Tetova. Edhe familja e bashkëshortes sime, e cila është mbesë e Tetovës, është e tëra nga Tetova. Unë kam qenë student i gjeneratës së dytë të Universitetit të Tetovës,” tha Bexheti.

Në fund, ai theksoi se nuk dëshiron të merret me provokime, pasi qytetarët e njohin mirë karakterin dhe qëndrimet e tij.

“Nuk dua të merrem me këtë çështje, sepse shumë njerëz më njohin dhe e dinë që unë nuk mund të jem kundër familjes sime. Shumë më njohin dhe njohin personalitetin e karakterin tim,” përfundoi ai./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mërgimtari: “Po qysh me ardhë me votu unë kur jetoj në Gjermani, kurr as rryma nuk m’nalet, e me vendos për jetën e juj...

Mergimtari këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një lidhjeje telefonike në Kanal 10, ku një mërgimtar ka ngritur shqetësimin se si mund të...

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka folur pas seancës së mbajtur sot në rastin ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe...

Lirim Memetaj tallet me Kurtin: Asnjë premtim nga programi 50-faqësh, tash video nëpër oda për t’i gëzuar pleqtë që s’po lëshon pe

Analisti dhe publicisti Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve elektorale dhe...

VIDEO/ Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer...

Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë

Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu