Blerant Ramadini: Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit – takim madhështor me Forumin e Gruas të AKI-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Blerant Ramadini, ka zhvilluar një takim madhështor me Forumin e Gruas të AKI-së, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin e gruas dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

Në një atmosferë të mbushur me shpresë, dinjitet dhe forcë, Ramadini theksoi rolin e gruas si shtyllë e familjes dhe e shoqërisë, duke vlerësuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm.

“Në çdo grua të Sarajit ne shohim frymën e Mbretëreshës Teuta, që me mençuri dhe guxim udhëhoqi popullin e saj, dhe zemrën e Nënë Terezës, që me dashuri dhe përkushtim i shërbeu njerëzimit,” – tha Ramadini.

Ai shtoi se këto dy figura përfaqësojnë vendosmërinë dhe mëshirën, dy shtylla që e bëjnë gruan shqiptare të pathyeshme në familje, në shoqëri dhe në jetën publike.

Ramadini theksoi se Tetori Rozë nuk është vetëm muaj simbolik, por një thirrje për kujdes, dashuri ndaj vetes dhe solidaritet ndaj njëra-tjetrës, duke nënvizuar se shoqëria që fuqizon gratë është ajo që ecën drejt zhvillimit dhe drejtësisë.

Në fund, kandidati i AKI-së për Saraj theksoi se 19 Tetori është më shumë se një datë zgjedhjesh:

“Është dita e besimit, e bashkimit dhe e fitores. Sepse pa zërin, forcën dhe urtësinë e grave, nuk ka fitore të plotë. Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit. Bashkë për fitoren e 19 Tetorit!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Big Brother VIP Albania 5”: Promoja ndez entuziazmin, data e nisjes pritet të jetë 20 dhjetori

Ethet e “Big Brother VIP Albania” kanë filluar të ndihen zyrtarisht te publiku shqiptar. Top Channel ka publikuar pak më parë promon e dytë...

Çmimi rrymës në RMV mund të rritet nga janari

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rryma për amvisëritë do të mbetet e subvencionuar edhe në vitin 2026, por njëkohësisht hap mundësinë...

Bexheti: Kallëzimi penal ndaj meje është me porosi të Izet Mexhtit deri tek Hristijan Mickoski

Sa i përket kallëzimit penal që u ngrit ditë më parë kundër Blerim Bexhetit, i njëjti në emisionin “Debativ në Shenja”, tha se kjo...

Ngushëllime apo kritikë? Paulina Nushi: Vdekja e shpat Kasapit s’e fshin deklaratën e tij për dhunën ndaj ish-të dashurës

Pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, reagimi i gazetares Paulina Nushi ka ndezur diskutime të forta në rrjet. Ajo shprehu ngushëllime për humbjen tragjike,...

“Vjosa Osmanin deri natën e fundit, nuk e kam shti në listë në zgjedhjet e 2017”, Mustafa: U bë me insistimin e Avdullah Hotit

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se në vitin 2017 ai nuk ka qenë pro që Vjosa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu