Biznes hollandezësh/ Sherr për kontratën 393 milionë euro të portit, gjigandi francez ankimon tenderin e qeverisë shqiptare

Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano vishet me dyshime të forta dhe duket se do të shoqërohet me përplasje të forta mes gjigandëve botëror të ndërtimit dhe autoriteteve shqiptare.

Një konsorcium kompanish i përbërë nga belgia Jan De Nul dhe gjigandi francez Vinci kanë ankimuar në Komisionin e Prokurorimit Publik vlerësimin e fazës së parakualifikimit dhe skualifikimin e tyre nga gara për tenderin e majmë.

Faza e parakualifikimit për tenderit 393 milionë euro u përmbyll dy javë më parë. Komisioni i tenderit kualifikoi për në fazën e fundit vetëm dy oferta; atë të hollandezes Van Oord dhe grekes Archirodon, por edhe kjo me seli qendrore në Hollandë.
Biznes hollandezësh

Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka një veçori unike. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kryesohet nga një kompani private.

Disa muaj më parë, qeveria autorizoi Autoritetin Portual që të kontraktonte kompaninë hollandeze Royal Haskoning me negocim të drejtëpërdrejtë si konsulente për tenderin e portit. Kontrata mes Autoritetit Portual dhe Royal Haskoning është sekrete. Por Kapitali ka zbuluar se vlera e saj është 12 milionë euro.

Përveç shumës së majme që qeveria u paguan hollandezëve, atyre u është lënë edhe kryesimi i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit. Praktikisht, përzgjedhja e fituesit.

Dhe për koiçidencë, komisioni i kryesuar nga hollandezja Royal Haskoning kualifikoi për në fazën finale vetëm dy oferta hollandeze, Van Oord dhe Archirodon.

Gjigandët jashtë

Parakualifikimi i tenderit për ndërtimin e Portit kishte dy faza. Faza e parë përfshinte hapjen e garës tenderuese, pjesë e të cilës ishte edhe zhvillimi i një terminali kontejnerësh me dy shtretër.

Faza e dytë ishte e ajo e parakualifikimit, ku ofertuesit e mundshëm parakualifikohen me kusht që të plotësojnë një sërë kriteresh të paracaktuara teknike dhe financiare. Me mbylljen e kësaj faze, nis faza finale, ajo e ofertimit në të cilën ofertuesit e parakualifikuar mund të dorëzojnë ofertën e tyre financiare.

Tashmë në garë kanë mbetur vetëm dy kompanitë hollandeze, Van Oord dhe Archirodon. Ndërsa tre oferta të tjera u skualifikuan. Mes tyre ishte dhe ajo e Jan de Nul dhe Vinci Construction, një konsorcium gjigandësh.

Për këtë mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë. Të dyja kompanitë e kualifikuara në fazën e dytë, kanë së bashku një xhiro vjetore, që është vetëm sa 5 për qind e xhiros që bënë Vinci.

Në vitin 2023, gjigandi francez kishte një xhiro prej 68 miliardë eurosh dhe fitim para taksave prej 8 miliardë eurosh, pra një fitim më të madh se sa buxheti i Shqipërisë. Ndërkohë dy kompanitë e kualifikuara, Van Oord dhe Arhirodon kanë respektivisht 2.8 dhe 1 miliardë euro xhiro në vit. Më pak se gjysmën e fitimin e të Vincit.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është kontrata publike më e madhe e realizuar ndonjëherë nga qeveria e Edi Ramës. Në lojë janë plot 393 milionë euro, vetëm për fazën e parë të ndërtimit të Portit, fatura totale e të cilit pritet të tejkalojë shifrën 1 miliardë euro.

Por që në fillimin e saj gara është shoqëruar me kontestime dhe me sa duket porti do të shndërrohet në një fushëbetejë mes klanit të hollandezëve dhe gjigandëve francezë. / Kapital.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu