Biden akuzon Trumpin se po i bën qejfin Rusisë: Evropa do të humbasë besimin te SHBA-ja

Ish-Presidenti Joe Biden akuzoi Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe shprehu frikën se Evropa mund të “humbë besimin në besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara”.

Këto deklarata u bënë gjatë intervistës së tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar.

Duke folur për BBC-në nga Delaware, ku fuqitë aleate po përkujtojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Biden vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin “beson se Rusia ka të drejta historike në Ukrainë”.

“Ata që besojnë se Putini do të ndalonte veprimet e tij agresive nëse Kievi do të tërhiqej dhe do të lëshonte territor, siç sugjeroi së fundmi Trump thjesht po e mashtrojnë veten”, theksoi ai.

Dyshime për besueshmërinë e SHBA-së

Ish-presidenti paralajmëroi se qëndrimi i Trump mund të çojë në një përçarje serioze në marrëdhëniet transatlantike, me Evropën që po humbet besimin në udhëheqjen amerikane.

“Shqetësohem se aleatët tanë do të fillojnë të pyesin veten ‘A mund të mbështetem te Shtetet e Bashkuara? A do të jenë aty kur të më duhen?’”, tha ai, duke shtuar se një zhvillim i tillë mund ta ndryshojë rrënjësisht historinë moderne të botës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu