Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, reagoi pas kërkesës së SHBA-së drejtuar autoriteteve shqiptare për të luftuar kartelët e drogës. Ai theksoi se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri është vetë Kryeministri Edi Rama, duke i lidhur ato me grupe të fuqishme kriminale si Troplinët, Çelajët dhe Bajrët.

Berisha denoncoi operacionin “Ura”, i cili, sipas tij, ka nxjerrë në pah lidhjet e drejtpërdrejta të Edi Ramës dhe anëtarëve të kartelit të Troplinëve, duke përfshirë edhe Altin Dumanin dhe figura të tjera të njohura të politikës dhe krimit.

Lexo edhe:
Berisha denoncon me fakte: Ja si kanë ndërhyrë kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje!
Ai akuzoi drejtësinë shqiptare për mbrojtjen e personave të lidhur me këtë kartel, duke sjellë si shembull vonesat në arrestimin e anëtarëve të tij, që sipas Berishës, kanë mundur të fshehin provat dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre kriminale.

Pjesë nga deklarata:

SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës.
Unë e përshëndes këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe.
Por theksoj gjithashtu se kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.
Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama.
E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit.
Por vetë operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit.
Autoritetet italiane prunë urdhër-arrestet me datën 19 shkurt.
Nga kjo, Irena me 5 mbiemra, delinkuente, e dënuar me burg në vendin fqinj dhe që mbahet si turpi i drejtësisë shqiptare në detyrë nga Edi Rama dhe KLGJ-ja e tij, mbajti dosjen 42 ditë.
Pas 42 ditësh, ajo firmosi, por Altin Troplini alias Dumani, e mbajti dosjen edhe 20 ditë të tjera, nga data 30 prill deri më datën 20 maj, sa bosi i kartelit, Elvis Doçi, iu dha koha e mjaftueshme për të përmbushur misionin, për të transferuar, për të fshehur të gjitha tonelatat e tij me kokainë dhe narko-euro dhe tani jeton i qetë.
Altin Troplini në pafytyrësinë më të madhe u deklaroi shqiptare se shtymë arrestin, të marrë vesh me autoritetet italiane dhe të tjera.
Ky është një mashtrim i turpshëm që ai u ka bërë autoriteteve italiane dhe autoriteteve të tjera si bashkëpunëtor në një krim të rëndë me kartelin më të fuqishëm të drogës në Europë, kartelin që disponon portin kryesor të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu