Bedri Lika i kthen përgjigje të fortë Kostovskit: Nuk jeni as mbi xhaminë, as mbi të vërtetën

Pas deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Butelit, Daeko Kostovski se gjatë hutbes së sotme tmë mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel 2, ku sipas tij, “u bënë thirrje politike që shqiptarët të mos e votojnë atë për shkak të përkatësisë së tij etnike si maqedonas”, ka reaguar imami i Xhamisë së Butelit 2, Bedri Lika.

Lika me një letër të hapur drejtuar Kostovskit ka theksuar se fjalimi i tij në hutben e së premtes nuk kishte karakter politik, por moral dhe shoqëror.

“Me gjithë respektin e duhur për funksionin që ushtroni, ndjej detyrim moral dhe njerëzor të reagoj ndaj deklaratës suaj publike. Në hutben e sotme nuk është shprehur asnjë qëndrim politik, as thirrje për apo kundër ndonjë partie. Unë fola për realitetin që të gjithë e shohin – se investimet në komunë nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë dhe se ka lagje që prej vitesh janë të lëna pas dore. Kjo nuk është politikë, kjo është drejtësi dhe ndërgjegje”, thekson Lika.

Ai shton se detyra e tij si udhëheqës fetar është të flasë për padrejtësitë dhe pabarazitë në shoqëri, pa marrë parasysh se kush është në pushtet.

midle
“Detyra ime si imam është të tregoj për padrejtësitë, pabarazitë dhe standardet e dyfishta. Nëse udhëheqësit fetarë nuk lejohen të flasin për barazi dhe drejtësi, atëherë humbasim thelbin e fesë dhe të shoqërisë. Unë nuk predikoj politikë – unë predikoj të vërtetën. Dhe e vërteta ndonjëherë i dhemb atyre që janë mësuar me heshtje dhe duartrokitje”.

Në reagimin e tij, imami e cilëson përgjigjen e kryetarit si “të papërshtatshme, intolerante dhe fyese” – jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj besimtarëve që frekuentojnë xhaminë.

“Xhamia nuk është shtab partie, por as funksioni juaj nuk është vend nga ku etiketohen njerëzit sipas fesë apo kombësisë. Ju jeni kryetar i të gjithëve – edhe i shqiptarëve, edhe i maqedonasve, edhe i të gjithë të tjerëve që jetojnë në Butel”, nënvizon ai.

Në fund, Bedri Lika i bën thirrje përfaqësuesve komunalë për dialog dhe transparencë, duke theksuar se barazia matet me fakte dhe jo me akuza.

“Nëse investimet janë me të vërtetë të barabarta, numrat dhe faktet do ta tregojnë këtë – jo akuzat dhe emocionet. Në vend të sulmeve publike, ju ftoj në dialog, transparencë dhe respekt të barabartë për të gjithë qytetarët”, përfundon imami Lika.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu