Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shënuar 28 Nëntorin me një mesazh të fuqishëm patriotik, duke theksuar se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë dhe shtetformimit.
“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë,” shkruan Hamza, duke përmendur flamurin e Skënderbeut në Krujë, shpalljen e Pavarësisë në Vlorë dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari si shtylla historike të kësaj date.
Ai theksoi se simbolet kombëtare janë më shumë se ngjyra:
“E kuqja dhe e zeza sot janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët.”
Hamza e mbylli urimin e tij me thirrjen për unitet dhe dinjitet:
“Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!” 🇦🇱
