Bedri Hamza kërkon largimin e sanksioneve, ia përmend BE-së edhe Gjykatën Speciale

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian.

Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë.

Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë letër, Hamza i kujton BE-së edhe çmimin që Kosova ka paguar në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Parlamenti i Kosovës themeloi Dhomat e Specializuara, një kërkesë e imponuar vetëm mbi Kosovën, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në një instrument monoetnik”, shkruan ai, duke theksuar se vetëm udhëheqësit e gjeneratës themeluese të shtetit janë gjykuar deri më tani.

Hamza shprehet se Kosova “ka paguar një çmim të lartë për t’u çliruar, për t’u bërë shtet i pavarur dhe për t’u zhvilluar në një republikë demokratike që respekton obligimet ndërkombëtare”.

Ai i kërkon BE-së që ta trajtojë Kosovën si vendet e tjera të rajonit dhe të mos e privojë më nga “mjetet, mundësitë dhe mbështetja e nevojshme për ecjen drejt BE-së dhe NATO-s”.

Hamza përmbyll kërkesën me një thirrje të qartë politike.

“Kërkoj heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës”, duke shtuar se një vendim i tillë do të ishte sinjal i drejtpërdrejtë për qytetarët se përpjekjet e tyre demokratike po njihen dhe po mbështeten.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Safe City”: Sa larg e kapin kamerat dhe si funksionon kontrolli i shpejtësisë në trafikun rrugor

Me zbatimin e sistemit modern të trafikut “Safe City”, autoritetet e sigurisë rrugore nisën monitorimin ndaj shkeljeve të rregullave të komunikacionit duke përdorur një...

Kontrolli që përfundoi në mënyrë dramatike: Shoferi sulmon policin, MPB me detaje!

Më 23.01.2023, rreth orës 05:55, në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Probishtip, zyrtarë policorë nga Sveti Nikollë ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P....

Vjetërsim i qëllimshëm? Gjatë qeverisjes VMRO-VLEN bie edhe rasti “Talir” për Gruevskin

Një pjesë e edhe një vepre penale të lidhur me ish-kryeministrin Nikola Gruevski është vjetërsuar zyrtarisht, për shkak të kalimit të afateve ligjore për...

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu