BE-ja i bën thirrje Izraelit ta heqë bllokadën humanitare në Gaza, kundërshton planin e ri të ndihmave

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur thirrjet për largim të menjëhershëm të bllokadës humanitare në Rripin e Gazës, si dhe kanë paralajmëruar Izraelin rreth planit të ri për ndryshimin e sistemit të ndihmave, ka raportuar Reuters.

“Si fuqia okupuese, Izraeli është i obliguar nga e drejta ndërkombëtare që të garantojë arritjen e ndihmës humanitare për popullatën në nevojë”, ka thënë shefja për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, komisionerja për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, dhe komisionerja për Mesdheun, Dubravka Suica, përmes një deklarate të përbashkët.

Në deklaratë gjithashtu u bë thirrje për armëpushim dhe lirim të menjëhershëm të pengjeve, teksa është shprehur shqetësim edhe për sistemin e ri të ndihmave të miratuar nga Izraeli më 4 maj.

Sipas BE-së, sistemi i ri cungon parimet humanitare duke e kaluar shpërndarjen e ndihmës tek aktorët johumanitarë dhe firmat private të sigurisë – lëvizje që njëkohësisht është kritikuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e ndihmës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu