BDI: VMRO po e përfshin edhe LSDM-në në dominimin mono-etnik, vlen po hesht në mënyrë neveritëse

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj takimit që pritet të ndodhë ndërmjet kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit dhe kreut të LSDM-së, Venko Filipçe.
Nga BDI e quajnë flirtim mes dy partive maqedonase këtë takim, duke u dëshmuar pritja e qeverisë aktuale mono-etnike, pasi koalicioni shqiptar më qeveri nuk po reagon.
Reagimi i plotë:
REAGIM për takimin Mickoski – Filipçe
Shprehim shqetësimin tonë të thellë për dominimin gjithnjë e më të theksuar mono-etnik që Qeveria ka demonstruar gjatë vitit të parë të qeverisjes së saj, ndërsa tani, tashmë në skenën publike, përfshin edhe opozitën etnike maqedonase në këtë prirje të saj.
Opinionit publik i shkakton neveri ky flirtim i hapur mes Mickoskit dhe Filipçes, për takime të mesnatës në një atmosferë politike intime, ku as më pak e as më shumë po planifikohet një marrëveshje e re shoqërore për rregullimin e rrjedhave të ardhshme politike.
Edhe pse as deri tani nuk janë pyetur për asgjë, heshtja e neveritshme e partnerit shqiptar në Qeveri është dëshmi e nënshtrimit total.
Le të kujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një model i njohur i demokracisë funksionale multietnike, me një orientim të qartë euroatlantik.
Ky sistem vlerash është i ndërthurur me kujdes në tre dokumentet themelore të vendit: Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e Miqësisë me Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e të cilave qëndrojnë si garantues partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA.
Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet një dialog i mirëfilltë politik, por jo në takime intime mesnate, por në një format politik dinjitoz, me përfaqësim të qartë të të gjithë qytetarëve, ku të hapen çështjet themelore me rëndësi për vendin.
Modeli themelor i karakterit multietnik të shtetit është i rrezikuar në mënyrë sistematike, ashtu siç është i rrezikuar edhe procesi integrues i vendit në Bashkimin Evropian.
Këto janë dy shtylla strategjike që seriozisht kërcënojnë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendit, dhe pikërisht këto duhet të jenë prioritetet mbi të cilat duhet të zhvillohet një dialog i vërtetë politik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

Deklaratat tronditëse të Surroit dhe Shalës: Pacolli erdhi si emisar special i Jelsinit dhe Millosheviqit në Kosovë

Behgjet Pacolli ishte paraqitur para spektrit politik kosovar si emisar i ish-presidentit rus Boris Jelsin në kulmin e luftimeve më 1998, menjëherë pas masakrave...

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu