BDI: VLEN-i, degë e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së përbashkët të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë inspektimit të punimeve në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë – vetëm një ditë pas takimit të Mickoskit me kryeministrin e Serbisë. Sipas BDI-së, pas kamerave po fshihen marrëveshje të errëta dhe bashkëpunime që rrezikojnë interesin kombëtar shqiptar.

Në reagimin zyrtar të BDI-së thuhet se ky episod e bën gjithnjë e më të qartë natyrën e koalicionit VLEN, të cilin e cilësojnë si “dega e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët”.

“Kryeministri nuk ka nevojë të kandidojë njerëzit e tij në Tetovë, Çair, Gostivar apo Strugë, sepse kandidatët e VLEN-it janë në fakt kandidatët e tij politikë,” theksohet në reagim.

Sipas BDI-së, mbështetja publike e Mickoskit për Kasamin nuk është e rastësishme, por pjesë e një marrëveshjeje të heshtur politike që përfshin edhe financime të dyshimta.

“Askush më mirë se Bilall Kasami nuk do ta pranonte një ‘donacion serb’ për ndërtimin e kishës në Tetovë dhe për rikonstruksionin e shkollës ‘Kiril Pejçinoviq’,” thuhet më tej në deklaratë.

BDI paralajmëron se qytetarët duhet të dinë qëllimin e vërtetë të këtij donacioni dhe natyrën e lidhjeve që qëndrojnë pas tij.

“Transparenca është zero, ndërsa dyshimet për ndikime të jashtme janë të thella. Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, kryetari i Tetovës u shërben planeve të Mickoskit dhe politikave të ‘Botës Serbe’,” thuhet në reagimin e kësaj partie.
Kërkesë për llogaridhënie
Në fund të deklaratës, BDI kërkon sqarime urgjente për marrëveshjen, burimin e fondeve dhe përfituesit realë të projektit.

“Qytetarët e Tetovës meritojnë llogaridhënie, jo propagandë,” përfundon reagimi i BDI-së.

Ky zhvillim, sipas BDI-së, ndodh në kulmin e fushatës zgjedhore, kur raportet ndërmjet VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së janë bërë një nga temat më të diskutuara në arenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu