BDI: Sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të gjuhëve –mjaft më!

“Inspektorati i gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe një conditio sine qua non për zbatimin e tij, përfshirë dhe sanksionet për mosrespektimin e ligjit.

Ky institucion u themelua, stafi u trajtua dhe u licencua, duke garantuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

– Reklamim –

Ajo që po shohim tani është një sulm i qëllimshëm dhe i koordinuar ndaj këtij mekanizmi, njësoj siç ndodhi me balancuesin, me synimin për ta degraduar, për ta dobësuar dhe në fund për ta shfuqizuar tërësisht.

Këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të ndërtuar me mund dhe sakrificë për vite me radhë.

Shqitarët tashmë janë në prag të durimit me këtë fushatë sistematike të degradimit dhe mohim të të drejtave të tyre të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

BDI dënon ashpër këtë qasje dhe i bën thirrje qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë këtë sulm mbi një mekanizëm kyç për ruajtjen e barazisë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë hap pas në të drejtat e tyre dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e institucioneve që garantojnë barazinë dhe dinjitetin e tyre” thuhet në reagimin e BDI-së.nspektoratit të gjuhëve –mjaft më!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Konferenca e Kurtit kundër pavarësisë, një muaj para shpalljes së Pavarësisë

Prej kundërshimtve më të mëdha për pavarësinë e Kosovës, mes protestash e aksionesh, përveç asaj të 10 shkurtit 2007, ku patën mbetur të vrarë...

Mexhiti: Himni mund të jetë vetëm me muzikë, pa tekst

Izet Mexhiti ka deklaruar se himni i shtetit mund të jetë vetëm muzikor, pa tekst. Sipas tij, kjo do të ishte një zgjidhje që...

Gjykata me urdhër: Kurti pritet të merret me forcë nga Policia për të dëshmuar në Prokurori

Është çështje ditësh që Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshoj urdhër për Policinë e Kosovës që ta sjellë me detyrim në Prokurorinë Speciale...

Avokati i Shtetit konfirmon se ka filluar procedura për kërkesën e Ministrisë së Kulturës, për marrjen e pronës së BFI-së

Pas kërkesës së Klan Maqedoni kanë reaguar nga Avokati i Shtetit, në reagimin e tyre thuhet: Çështja që e shtroni është në proces të shqyrtimit...

“Kryeministri më hajvan në histori”/ Shau Albin Kurtin live gjatë ndeshjes Juventus-Inter, komentatori kërkon ndjesë: E bëra me vetëdije!

Andin Lokaj, komentatori i ndeshjes Juventus-Inter, i cili u shpreh teksa po niste ndeshja se Albin Kurti është kryeministri më hajvan në histori, ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu