BDI: Sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të gjuhëve –mjaft më!

“Inspektorati i gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe një conditio sine qua non për zbatimin e tij, përfshirë dhe sanksionet për mosrespektimin e ligjit.

Ky institucion u themelua, stafi u trajtua dhe u licencua, duke garantuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

– Reklamim –

Ajo që po shohim tani është një sulm i qëllimshëm dhe i koordinuar ndaj këtij mekanizmi, njësoj siç ndodhi me balancuesin, me synimin për ta degraduar, për ta dobësuar dhe në fund për ta shfuqizuar tërësisht.

Këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të ndërtuar me mund dhe sakrificë për vite me radhë.

Shqitarët tashmë janë në prag të durimit me këtë fushatë sistematike të degradimit dhe mohim të të drejtave të tyre të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

BDI dënon ashpër këtë qasje dhe i bën thirrje qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë këtë sulm mbi një mekanizëm kyç për ruajtjen e barazisë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë hap pas në të drejtat e tyre dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e institucioneve që garantojnë barazinë dhe dinjitetin e tyre” thuhet në reagimin e BDI-së.nspektoratit të gjuhëve –mjaft më!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

Shokon Londrimi: E kam zënë Labin duke na shikuar organet gjeni*tale mua dhe meshkujve të tjerë

Labinot Rexhaj i ka kaluar limitet kësaj radhe. Ai ka komentuar stilin e veshjes së Londrimit, duke e cilësuar se vishet “sikur grua”. Londrimi iu...

Selimi: Partnerët shqiptarë në qeveri nuk lejohen as të guxojnë

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar me tone kritike ndaj qasjes së kryeministrit të RMV-së, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar sjelljen e tij politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu