BDI: Stoilkoviq dekorohet për masakrat ndaj shqiptarëve në vitin 1912-1918, akt ofendues dhe provokues

Zv.kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Ivan Stoilkoviq, në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pranuar dekoratë “Vojvoda Vuk” nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918, ndërsa nga BDI këtë e cilësojnë si akt ofendues dhe provokues, veçanërisht duke marrë parasysh historinë e errët të krimeve të kryera nga forcat vullnetare serbe kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve 1912-1918 e njohur si periudhë gjenocidale.

Nga BDI thonë se në atë periudhë, veçanërisht gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, popullata civile në territoret e sotme të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht shqiptarët, u përballën me spastrim etnik, masakra dhe zhvendosje masive.

“Burime historike dëshmojnë për djegie fshatrash të tëra shqiptare, përdhunime, tortura dhe ekzekutime masive. Në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kërçovë dhe shumë rajone të tjera, shqiptarët u vunë në shënjestër nga forcat serbe, duke i trajtuar ata si pengesë për projektin e asimilimit dhe zgjerimit territorial serb. Sipas dëshmive historike, mbi dhjetëra mijëra shqiptarë u vranë, dhe mijëra të tjerë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre”.

“Në disa raste, barbarizmat përfshinin përdhunime dhe djegie të gjalla të civilëve shqiptarë. Këto krime jo vetëm që lanë plagë të thella te populli shqiptar, por edhe forcuan ndarjet dhe tensionet etnike që ende ndihen sot. Është një ironi tragjike që një zyrtar qeveritar, i cili udhëheq ministrinë përgjegjëse për marrëveshjen e Ohrit dhe përfaqëson një shtet që duhet të promovojë pajtimin dhe bashkëjetesën, pranon një dekoratë nga një shoqatë që lidhet drejtpërdrejt me një periudhë kaq të dhimbshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe e publikon atë si mirënjohje”.

“Ky akt nuk është asgjë më pak se një përpjekje për të legjitimuar krimet e së kaluarës dhe për të fyer kujtimin e mijëra viktimave shqiptare. Nderimi i kujtimit të viktimave dhe pranimi i të vërtetave historike janë themeli i vetëm për pajtim dhe të ardhme të përbashkët. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të heshtin përballë tentativave për të legjitimuar padrejtësitë e historisë”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu