BDI: Mickoski po e përmbush qëllimin parazgjedhor- t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet

Përulja publike e kryetarit të komunës së Tetovës përpara të gjitha kamerave, përpara gjithë opinionit, përfaqëson pasojë logjike të dominimit monoetnik në Qeveri, i cili me kalimin e kohës gjithnjë më hapur po del në sipërfaqe, thuhet në reagimin e BDI-së

“Kjo nuk është hera e parë që Mickoski sillet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve. Nuk është rastësi. Është shprehje e preferencave të tij personale në politikë. Është nënçmim i qëllimshëm, kësaj radhe në skenë publike. Është mënyra e tij për të treguar kush vendos dhe kush hesht. Ose, siç mburren edhe vetë përreth tij, ai po e përmbush premtimin parazgjedhor – “t’ua tregojë vendin shqiptarëve në këtë shtet.”

Nuk është rastësi që Kryeministri e “disiplinoi” Kryetarin e Komunës për çështjen e punësimit të shqiptarëve.

Kjo padrejtësi sistemike po ndodh në vazhdimësi dhe është një nga politikat kyçe për realizimin e dominimit monoetnik. Fillimisht, e vunë Gjykatën Kushtetuese në shërbim të premtimeve të tyre parazgjedhore dhe e shfuqizuan Balancuesin; më pas, pa mekanizma mbrojtës ndaj majorizimit, filluan me një seri punësimesh dhe avancimesh në të gjitha institucionet, pa punësuar asnjë shqiptar, duke e normalizuar gradualisht dominimin monoetnik në administratë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI shtojnë se në Zhelinë nuk u përul vetëm një njeri, por u shkeli decentralizimi kushtetues, që është një prej përfitimeve më të rëndësishme për qytetarët nga Marrëveshja e Ohrit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

1.5 milionë dollarë për lobim në SHBA – Koço Angjushev kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj tij

Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe biznesmen aktual, ka punësuar lobistë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh në përpjekje për të zbutur pasojat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu