BDI: Me VLEN në pushtet, shqiptarët në Jegunovc nuk kanë as ujë! Ujin e ndalin, diskriminimin ndaj shqiptarëve nuk e ndalin

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm pas mesnate për qytetarët shqiptarë në Komunën e Jegunovcit. Në ditët më të nxehta të vitit, ku temperaturat arrijnë kulmin, të ndërpritet uji për një komunitet të tërë është akt çnjerëzor, diskriminues dhe i papranueshëm.

Ndërprerja e ujit vetëm në pjesën ku jetojnë shqiptarët, përveç se tendencioze, diskriminuese dhe shpërfillëse nuk mund të konsiderohet ndryshe.

Kjo nuk është vetëm paaftësi menaxheriale, kjo është qasje politike. Është fytyra e vërtetë e VMRO-së dhe partnerëve të saj lokalë, të cilët sot i përdorin edhe shërbimet bazike si armë politike për të nënshtruar e poshtëruar shqiptarët.

Për këtë gjendje, përgjegjës është edhe VLEN, që me marreveshjen e tyre për pushtet e çoi popullin shqiptar në përjashtim të plotë: pa përfaqësim dhe pa asnjë zë institucional. Prej “Shqiptarëve të barabartë” që premtuan, sot qytetarët tanë janë bërë të padukshëm, të papërfaqësuar dhe të shpërfillur.

Kjo nuk është demokraci. Kjo është qeverisje me urrejtje dhe logjikë ndarjeje edhe të ujit të pijshëm.

BDI kërkon që menjëherë të ndërpritet kjo politikë e ndëshkimit kolektiv dhe që uji i pijshëm t’u vihet në dispozicion të gjithë qytetarëve të Jegunovcit, pa dallim etnie apo bindjeje. Ftojmë institucionet shtetërore dhe Avokatin e Popullit të reagojnë pa vonesë dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët e kësaj padrejtësie.

E drejta për ujë të pijshëm është e drejtë universale që duhet ta gëzojnë të gjithë njerëzit pa përjashtim dhe pa dallim etnie, përkatësie politike, fetare, gjuhësore, sociale, gjinore. Uji është e drejtë. Jeta është e drejtë. Dhe të drejtat nuk ndalen me vendime të ndyra politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Përqafimi i Bilit me Gordanën!

Presidentja e "državës Severna" Gordana Siljanovska, dje vizituar komunën e Tetovës sipas agjendës të parapërcaktuar apo te rastësishme, ku përmes incizimeve video të transmetuar...

VIDEO/ Turp Kombëtar! Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kombëtar- akt i shëmtuar që kërkon reagim urgjent

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa të rinj në fshatin Studençan të Suharekës shihen duke shkelur dhe kaluar me makinë...

ASH Ziadin Sela: 19 për Maqedonasit, 1 për Shqiptarët- Ministria e Energjetikës pasqyron fytyrën e deshqiptarizimit që po e udhëheq qeveria VLEN-VMRO

Ministria e re e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), e formuar nga Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-VLEN, ka shpallur 20 punësime të...

Blerian Imeri dhe Armend Reçi morën pjesë në Akademinë për Debate Politike, të mbështetur nga WFD

FRASH merr pjesë në Akademinë për Debate Politike të mbështetur nga WFD U zhvillua Akademia për Debate Politike, një seminar tre-ditor i mbështetur nga Westminster...

“Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama shpërndan shprehjen e Thaçit: Shumë e vërtetë Komandant!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një shprehje të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi: Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu