BDI: Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike është shndërruar në një qeveri monoetnike

Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka dështuar plotësisht në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike – shtyllës kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit.

Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike pa legjitimitet etnik është shndërruar më në një qeveri monoetnike.

Për këtë kemi paralajmëruar që nga fillimi i krijimit të kësaj shumice parlamentare, pasi ajo u ndërtua mbi ambicien monstruoze për të disiplinuar një popull të tërë konstituiv dhe, sipas fjalëve të tyre, “për t’u treguar vendin” shqiptarëve.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se, në vend që të pranojë dështimet e veta, Kryeministri paralajmëron një fushatë edhe më të ashpër dhe agresive për të ruajtur vazhdimësinë e kësaj qeverie monoetnike.

Në vend që të pranojë realitetin se qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në terren tashmë po demonstrohet arrogancë dhe agresivitet përmes aktiviteteve të shantazhit, inskenimeve dhe ryshfetit.

Në skenën publike, funksionarë të Qeverisë bëjnë kërcënime se “do t’i zë drejtësia” ata që e kritikojnë Kryeministrin, ndërkohë që në prapaskenë zhvillohet një shantazh i turpshëm ndaj deputetëve, funksionarëve dhe administratës – shqiptarë, turq dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve joshumicë, për të siguruar njëfarë mbështetjeje të rreme multietnike ndaj kësaj qeverie.

Këto përpjekje të dëshpëruara për të fituar ndonjë legjitimitet do të dështojnë, por do të lënë pas pasoja të thella në marrëdhëniet ndëretnike.

Çdo ditë që kjo Qeveri refuzon kërkesat e shqiptarëve, është një ditë më shumë në largimin e shqiptarëve nga proceset shtetërore.

Kjo shumicë parlamentare ka dështuar në interesat strategjike kyçe të shtetit dhe për këtë po shpërbëhet.

Është koha që legjitimiteti i përfaqësuesve politikë të rivlerësohet përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu