BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike.
Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht.
Ky është një trend i rrezikshëm që shkon përtej neglizhencës teknike – është politikë institucionale që kufizon përdorimin praktik të gjuhës shqipe dhe rrënon bazat e barazisë ndëretnike në shtet.
Për më tepër, këto zhvillime vijnë në një moment kur bëhen përpjekje për të vënë në pikëpyetje vetë dispozitat kryesore të Ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.
Kur institucionet shtetërore fillojnë të injorojnë ose të relativizojnë një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe – dërgohet një mesazh i rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike.
Ndërsa ndodhin këto procese të rënda, partnerët shqiptarë në qeveri janë zhytur në grindje të brendshme për kryetar të LEN-it edhe pse secili me nga më pak se 1% mbështetje te qytetarët, dhe heshtin përballë kësaj goditjeje ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
Me këtë heshtje, ata jo vetëm që e legjitimojnë këtë qasje, por janë bërë pjesë e problemit.
BDI i bën thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë diskriminimin gjuhësor dhe të reflektojnë për pasojat e këtij kursi.
Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të rendit së dytë.
Barazia gjuhësore nuk është privilegj – është e drejtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

Kujt s'(po) i ngutet krijimi i institucioneve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërkohë që në disa komuna prokuroria ka nisur hetime lidhur me...

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga...

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu