BDI: Avancimet etnike në DAP, ndarje e rrezikshme në institucione

BDI në një kumtesë për media thotë se rezultatet e fundit të konkurseve të brendshme në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, edhe një herë zbulojnë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në institucionet e shtetit.

Nga BDI thonë se në konkursin e brendshëm të datës 26 shkurt të këtij viti janë avancuar 26 maqedonas dhe asnjë shqiptar.

“Shtesë, në konkursin e datës 16 maj, nga gjithsej 41 avancime, 40 janë maqedonas, ndërsa vetëm një është shqiptar. Këto shifra nuk janë rastësi, por rezultat i një përjashtimi të qëllimshëm të shqiptarëve nga administrata publike, gjë që bie ndesh me Kushtetutën, Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe parimet e përfaqësimit të drejtë”.

“Kjo praktikë është një tregues alarmues i rikthimit të politikave diskriminuese të së kaluarës që rrezikojnë bashkëjetesën dhe karakterin multietnik të shtetit. E ftojmë Qeverinë të japë menjëherë sqarim se si është e mundur që në vitin 2025, në një shtet që synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, të ndodhin këso pabarazish etnike pa ndjesi turpi dhe pa përgjegjësi”.

“BDI nuk do të hesht ndaj këtyre padrejtësive. Do të ndërmarrim të gjitha masat politike dhe ligjore për të ndalur këtë degradim institucional të shqiptarëve. Apelojmë edhe tek bashkësia ndërkombëtare që me vëmendje të ndjekë këto prirje që çojnë drejt prishjes serioze të ekuilibrit ndëretnik në vend”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu