Banori i ri VIP Kosova zbulon sekretet e familjes Kardashian

Mbrëmë, në Big Brother VIP Kosova, u bë pjesë një emër që solli menjëherë kureshtje dhe vëmendje. Bëhet fjalë për Ludo Lee, hairstylistin që ka punuar me disa nga yjet më të mëdhenj të showbiz-it botëror.

Gjatë bisedave të para në shtëpi, Ludo Lee ndau detaje interesante nga përvojat e tij me familjen më të famshme në botë. Sipas tij, Kylie Jenner është shumë ndryshe nga ajo që publiku sheh zakonisht.

“Kylie Jenner nuk ka vetëbesim në publik,” u shpreh ai, duke shtuar se motra e saj, Kendall Jenner, është krejtësisht e kundërta, më e sigurt dhe shumë e fortë në paraqitjet publike.

Ndërsa për Kim Kardashian, banori i ri theksoi fuqinë e jashtëzakonshme që ajo transmeton kudo që shfaqet. “Energjia e saj është fuqi. Kur vjen ajo, dridhet vendi,” tha ai, duke nënvizuar prezencën dominuese të Kim-it.

Sipas Ludo Lee, familja Kardashian ka një influencë të madhe dhe vazhdon të mbetet një nga emrat më të fuqishëm në botën e famës dhe të showbiz-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu