“Ballistët” nuk do të udhëtojnë në Çair

Grupi i tifozëve të klubit të futbollit “Shkëndija”, “Ballistët” kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen me klubin e futbollit “Shkupi”, pasi kjo e fundit u ka kthyer përgjigje negative.

Siç bëjnë të ditur “Ballistët”, përgjigja negative nga “Shkupi” ka ardhur “për shkaqe sigurie në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme”.

“Ballistët” kanë kujtuar se kjo gjendje, refuzimi që të marrin pjesë në ndeshje ku luan “Shkëndija”, është për vite me radhë dhe siç thonë, si rezultat i kësaj ka pak tifozë në ndeshje futbollistike.

““Ballistët Tetovë 1992” nuk do të jenë prezent në ndeshjen Fc Shkupi – Kf Shkëndija që do të zhvillohet me datë 03.12.2023, përgjigjja e kërkesës që iu dërgua FC Shkupit erdhi negative, për shkaqe sigurie në koordinim me ministrinë e punëve të brendshme na ndalohet udhëtimi.

Tash e sa vite nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë ndeshje, kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, klubet gjithmonë gjejnë arsye për ndalesë.

Në fund të fundit futbolli luhet për tifozë, ndërsa te ne organizatori kryesor (FFM) është kundër futbollit, pasqyrë e gjithë kësaj është prezenca e ulët e tifozëve nëpër stadiume, mirëmbetshi”, thuhet në njoftimin e tifo grupit “Ballistët”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu