Ballistët “Kërcënojn Kasamin” pas heqjes së skelës: “Protestat tona nuk janë të qeta”,Stadiumi nuk ndërtohet me tre punëtorë dhe dy kamionë

TETOVË – Grupi i tifozëve “Ballistët”, mbështetës të flaktë të KF Shkëndija, kanë ngritur zërin kundër autoriteteve lokale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi u është kërkuar të largojnë një strukturë ndihmëse (skele) të montuar jashtë stadiumit aktual.

Sipas deklaratës së tyre, struktura ishte vendosur për të krijuar hapësirë shtesë për tifozët dhe për të siguruar një mbështetje më të madhe për skuadrën. Megjithatë, ata pretendojnë se janë kërcënuar me ndëshkime serioze në rast se nuk e largojnë, përfshirë edhe arrestime për individët përgjegjës dhe gjoba të rënda për ndërmarrjen që realizoi montimin.

“Inspektoriati komunal dhe MPB-ja na kërcënuan se nëse nuk e largojmë skelet, do të arrestohemi. Ndërmarrja që bëri montimin do të përballej me dënim të madh. Si duket, inspektoriati nuk ka punë më të rëndësishme se sa të merret me Ballistët,” thuhet në reagimin e tifogrupit.

Ballistët gjithashtu kanë bërë një apel publik ndaj Komunës së Tetovës dhe kryetarit të saj, duke rikujtuar premtimin për ndërtimin e stadiumit të ri – një zotim i dhënë gjatë fushatave të mëparshme zgjedhore.

“Stadiumi nuk ndërtohet me tre punëtorë dhe dy kamionë. Protestat kundër jush janë një opsion serioz nga i gjithë qyteti – dhe protestat tona dihen se nuk janë të qeta,” përfundojnë ata.

Ky zhvillim vjen në një moment kur nevojat për infrastrukturë sportive moderne në Tetovë janë më të theksuara se kurrë, dhe tensionet mes tifozëve dhe autoriteteve rriten për shkak të mungesës së progresit konkret në këtë drejtim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu