Bajrami: Të besosh se ‘Emisari’ i Dardan Molliqajt në Maqedoni, mund të jetë alternativa për ndryshim në skenën politike!

Të besosh se ‘Emisari’ i Dardan Molliqajt në Maqedoni, mund të jetë alternativa për ndryshim në skenën politike, i bjen njëjtë sikur të besosh që Sadulla Duraku do të kryesojë Parlamentin Evropian në vitin që vjen.

Që kur ekziston Aleanca për Shqiptarët, nuk e di me çfarë intence dhe me porosi të kujt, janë instaluar mbrenda saj njerëz që vazhdimisht prodhonin ‘anketa’ zgjedhjesh me numra përqindjesh, që jashtë të së vërtetës, kishin vetëm rolin për të bindur antarët dhe eksponentët e partisë për marrjen e një vendimi të caktuar, që më vonë rezultonte si i gabuar. Në të shumtën e rasteve konkluzioni i këtyre ‘anketave’ rezultonte të ishte një e pa vërtetë e madhe, fatkeqësisht e besueshme, e cila tregonte se ai lloj ‘anketimi’ ishte bërë pa asnjë metodologji, pa asnjë pyetësor e pa intervistë reale në teren, por thjeshtë duke shtypur ca numra në kompjutor.

Këta misionar zakonisht shfaqen në periudha të caktuara zhvillimesh politike, sidomos para zgjedhjeve. E njëjtë është edhe paraqitja e një ‘zhurmuesi’ megaofonik, i cili orvatet të orientojë ASH-në drejt një rruge fatale pa kthim, duke treguar brroçkulla numrash e përqindjesh nga sondazhe të paqena, se opozita ‘fiktive’ na qenka epërsia dhe risia e zgjedhjeve që vijnë. Ky misionar, i cili në asnjë formë nuk identifikohet me politikën vendimmarrëse të Aleancës për Shqiptarët (pjesë jo aktive por edhe pasive e strukturës vendore nga ku vjen, i pa regjistruar si anëtarë i partisë), i jep të drejtën vetes, sigurisht jo pa ‘mbështetje’ nga dikush prej mbrenda partisë dhe jashtë saj, që të flas se nga duhet të orientohet ASH-ja në zgjedhjet e rradhës. Po i njëjti misionar, e dikur eksponent i VV-së i përjashtuar nga Albin Kurti, e më pastaj i kyçur në PSD-në e Dardan Molliqajt, duke qenë pjesë logjistike edhe e PS-së në Shqipëri, e më vonë edhe mbështetës i ASH-së, në vazhdimësi ka plasuar diskurin politik anti VV e sidomos anti Albin Kurti. Çuditërisht tani, i njëjti, mundohet të krijojë bindjen tek antarët e ASH-së dhe në opinion, se ‘Fronti Opozitar’ fiktiv na qenka fitues i zgjedhjeve pikërisht nga mbështetja e Albin Kurtit ndaj këtij ‘fronti’. Paradoks i llojit të vetë.

Partia politike veprimin e saj e determinon mbi politikën programore dhe jo mbi numrat eventual që paraqiten nga agjensione të panjohura (fantazmë) anketimesh, të cilat përveç një domejni në internet, nuk posedojnë asnjë gjë tjetër. Pra nuk janë numrat ato që duhet të diktojnë disikurin politik të partisë, por janë proceset politike e gjeopolitike, shoqërore, sociale dhe ekonomike që vendosin premisat e artikulimit dhe veprimit politik të partisë, artikulim ky i cili ngjall frymë dhe shpresë tek qytetari dhe votuesi, e më vonë gjeneron edhe kuotat numerike (mandate deputetësh) që prederteminojnë fuqinë në politikën reale të vendit.

Një qytetarë, një student, një mjek, një bujk, një inzhinier etj, nuk të mbështet vetëm se ti, përmes ‘fantazmave’ analitike i servon përqindje e kuantume votash që dalin nga agjensione inekzistente. Por, ata të votojnë e të mbështesin për shërbimin që ti ofron për ta, për programin që ti ke në funksion të përmirësimit të kushteve jetësore, lehtësimit dhe asistencës në aktivitetet e tyre të punës, në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve publike si ato shëndetësore, sociale dhe ekonomike.

Me një fjalë ata të votojnë për atë se sa ti je i ndryshëm nga ata që kanë mbjellur zhgënjimin në masë për vite me rradhë.

Megjithatë, politikat e partisë nuk krijohen nga njerëz jashtë aurës së saj. Për rrugëtimin e vetë, partia i pyet antarët dhe jo analistët misionar. Aleanca për Shqiptarët, në formë kolegjiale, duke e dëgjuar zërin e anëtarëve të saj, do të vendos për fatin dhe rrugëtimin e saj politik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu