Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka bërë thirrje ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, që të sigurojë transparencë lidhur me importin e energjisë.
Ajo kërkoi nga Rizvanolli dhe institucionet përkatëse që të publikojnë informacionet mbi marrëveshjet për blerjen e energjisë, përfshirë cilat kompani janë duke furnizuar Kosovën me energji, çmimin e saj, origjinën dhe kostot e transportimit.
“Ju bëj thirrje zonjës Rizvanolli dhe institucioneve përkatëse që të bëjnë publik informacionin se nga kush po blejmë energjinë, sa po paguajmë për energjinë dhe nga cilat burime po e importojmë”, tha ajo.
Bajrami kujtoi premtimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili iu kishte thënë qytetarëve që do të lirojë çmimin e rrymës,
Ajo përmendi edhe mafinë energjetike të cilën sipas saj Kurti e ka thënë me gojën plotë që do ta luftojë.
“Qytetarët e dinë që Kurti ka ardhë me premtimin që ta lirojë çmimin e energjisë elektrike dhe me gojën plotë që ka me luftu, mafinë energjetike”./21Media
