Bajram Rexhepi reagon ashpër ndaj shpifjeve: “Fotografitë që qarkullojnë janë të pavërteta dhe propagandë e ulët

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive që, sipas tij, po përdoren në mënyrë tendencioze për të përhapur dezinformata lidhur me një aktivitet elektoral të koalicionit që ai përfaqëson.

Në postimin e tij, Rexhepi mohon kategorikisht pretendimet dhe sqaron se bëhet fjalë për një takim të rregullt elektoral me gra intelektuale të Tetovës, ku ka marrë pjesë bashkë me bashkëshorten dhe aktiviste të Forumit të Gruas të AKI-së. Ai e cilëson shpërndarjen e fotove si pjesë të një propagande dashakeqe dhe me qëllim prishjen e imazhit të fushatës.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:

DEMANT ❗️
Dua të informoj opinionin se fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, të lidhura me një takim elektoral, si dhe mënyra tendencioze me të cilën po interpretohen në disa media, janë plotësisht të pavërteta, dashakeqe dhe me prapavijë të qartë propagandistike.
Për sqarim, bëhet fjalë për një aktivitet të rregullt elektoral, ku unë, së bashku me bashkëshorten dhe aktiviste të Forumit të Gruas të AKI-së, morëm pjesë në një takim promovues me gra intelektuale, në kuadër të prezantimit të programit tonë zgjedhor.
👉Në aktivitet kanë marrë pjesë shumë gra dhe qytetare të Tetovës.
Kandidatja e partisë Levica nuk ka qenë e pranishme në atë darkë, dhe në asnjë moment nuk është zhvilluar ndonjë takim me struktura të caktuara partiake apo jashtë natyrës publike të ngjarjes.
Takimi ka qenë plotësisht publik, i mbajtur në një kafene në qendër të qytetit, dhe çdo përpjekje për t’i dhënë atij ngjyrime apo konotacione të tjera është e pabazë, tendencioze dhe e neveritshme. Kjo gjuhë shpifëse tregon më shumë për mendësinë e porositësve të kësaj propagande të ulët sesa për vetë ngjarjen.
Ndryshe nga të tjerët, koalicioni ynë për Tetovën ka qenë që nga fillimi me qytetarët dhe për qytetarët. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe as nevojë për shpifje.
Më 2 nëntor, në Tetovë do të fitojë vota e lirë dhe e ndershme, dhe Tetova do të marrë më në fund frymë lirshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu