Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e Lagjes Teqe, ku është prezantuar programi i plotë dhe vizioni për katër vitet e ardhshme qeverisje.

Përballë një pjesëmarrjeje të gjallë dhe përkrahjeje të dukshme, Rexhepi e cilësoi programin e tij si një “kontratë të ndershme me qytetarët”, e cila ofron zgjidhje konkrete për sfidat që përballen çdo ditë lagjet e Tetovës, njofton TS.

“Në lagjen Teqe shpalosëm kontratën tonë me qytetarët për katërvjeçarin e ardhshëm!
Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!”, thekson Rexhepi.

Banorët e Lagjes Teqe e mirëpritën me ngrohtësi dhe mbështetje kandidatin e AKI-së, duke vlerësuar qasjen e tij të drejtëpërdrejtë, serioze dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është...

PEKINI NDALON EKSPORTET E RRALLA! Kina godet SHBA-të me kufizime të reja për elementët e rrallë

Një përplasje e re po ndizet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Pekini ka shpallur ndalimin e eksporteve të elementëve të rrallë minerale kritike...

Maqedoni, 54% e të rinjve janë përballur me korrupsionin

54 % e të rinjve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash....

Ursula von der Leyen të mërkurën do të jetë në Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian, do të realizojë vizitë disaditore në...

S’ndalen luftimet në Gaza, OKB-ja e pezullon evakuimin e foshnjave nga veriu

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, tha të enjten se u detyrua që të pezullonte një mision të miratuar paraprakisht për transferimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu