Azir Aliu: Hapin e parë e kemi bërë tani koha për hapin e dytë, ta vazhdojmë këtë betejë për ne!

Gjatë këtyre ditëve të fundit kam marrë shumë thirrje dhe mesazhe ku shprehni gatishmëri për përkrahje, inkurajim dhe gatishmëri për t’u përfshirë në aktivitetet e ardhshme si pjesë e VLEN-it.
Meqenëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve individualisht, dua t’ju falënderoj publikisht dhe të jem i hapur dhe i sinqertë, ashtu siç gjithmonë kam qenë:
Unë kurrë nuk do të flas keq për asnjë bashkëpartiak timin. Politika është një gjë, ndërsa marrëdhëniet njerëzore, respekti dhe betejat e përbashkëta janë diçka shumë më e thellë. Ato nuk shlyhen brenda natës.
Ju falënderoj për përkrahjen dhe besnikërinë që më keni shprehur. Nuk kërkoj besnikëri ndaj meje, as ndaj askujt tjetër, kërkoj vetëm një gjë: të mbeteni besnikë ndaj vetes suaj.
Besnikë ndaj asaj që vetë keni thënë gjatë gjithë këtyre viteve!
Që nuk do të lejojmë rikthimin e modeleve të vjetra të korrupsionit dhe keqqeverisjes.
Që nuk do të lejojmë më që shteti ynë të udhëhiqet nga figura të konsumuara, që për vite me radhë kanë qenë pjesë e problemeve që i jetojmë sot.
VLEN është simbol i ndryshimit.
Hapin e parë e bëmë kur i çuam në opozitë.
Tani është koha për hapin e dytë, ta çmontojmë sistemin e tyre dhe më në fund t’i japim një shans shpresës! Të ndërtojmë një sistem meritokracie, ku përparimi varet nga puna dhe vlerat, dhe përgjegjësia është e paevitueshme.Kjo është beteja në të cilën besoj.Në të kam hyrë pa kalkulime dhe prej saj nuk ka tërheqje.
Ju ftoj krah për krah, hap pas hapi ta vazhdojmë këtë betejë për ne, për të ardhmen, për të gjithë. Sepse VLEN!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu