Avni Dehari dhe Sala Jashari do të udhëheqin seancën konstituive

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i shoqëruar nga deputetja më e re.

Në këtë rast deputeti i zgjedhur më i vjetër në moshë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe deputetja më e re është Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Dehari ka qenë deputeti më i vjetër edhe në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës. Ndryshe nga tani, në marsin 2021, bashkë me Deharin ka udhëhequr deputetja Fjolla Ujkani.

Në bazë të rezultateve të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave – duke i siguruar 48 deputetët në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë. Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë, 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. 10 deputetët e tjerë do të jenë nga komunitetet e tjera joshumicë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

• Kroaci: Trofeu i kampionatit “në pritje” në autostradë – Presidenti i Federatës gati për çdo skenar!

E rrallë në Kroaci Trofeu i kampionatit pritet në autostradë – Presidenti i Federatës gati për çdo skenar! Një situatë unike po ndodh në futbollin...

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati i qojnë “selam” Elvana Gjatës

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati, dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, duket se po e vazhdojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë...

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një kushtetutë...

“Déjà Vu” – Njëjtë si një vit më parë, Taravari thërret Kuvend Partie “sot për nesër”

Në një veprim që përkujton skenarin e një viti më parë, kryetari i njërës pjesë të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar sot...

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa zyrtarisht nën hetim nga SPAK, u sekuestrohet një apartament dhe i shtohet një akuzë

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. SPAK thotë se pas kryerjes së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu