Autoritetet serbe arrestojnë dhe më pas e lirojnë ish-policin e Kosovës

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Kamenica, Nexhat Pireva, është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ndërsa pas rreth katër orësh marrje në pyetje është liruar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Pireva, i cili ka shërbyer rreth 14 vjet në Policinë e Kosovës dhe po udhëtonte drejt Bujanocit me bashkëshorten dhe fëmijët është ndaluar pa asnjë bazë të qartë, duke iu nënshtruar procedurave të gjata para se të lirohej.

“MPJD dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”, thuhet në reagim.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë “deri në informacione të mëtejshme”, për të garantuar sigurinë e tyre.

Rastet e ndalimeve të tilla nga autoritetet serbe janë shtuar vitet e fundit, shpesh ndaj qytetarëve që Serbia i akuzon për krime lufte.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu