Arben Ratkoceri reagon: “250 milionë kredi hungareze për kompani maqedonase, asnjë për shqiptare”

Shkup – Aktivisti dhe analisti Arben Ratkoceri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, sipas të cilit shteti ka ndarë 250 milionë euro kredi shumë të favorshme nga fondet hungareze për 200 kompani, të gjitha maqedonase, ndërsa asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar nga ky program.

Ratkoceri e cilëson këtë situatë si “tmerruese”, duke theksuar mungesën e reagimit nga bizneset shqiptare për këtë padrejtësi. “Pse vallë kjo heshtje? Nga frika, apo nga mësimi që punët t’ua kryejnë gazetarët dhe politika, prej së cilës një pjesë e madhe e tyre kanë krijuar perandori biznesi përmes lidhjeve të shkurtra e të gjata?” – shkruan ai.

Ai kritikon gjithashtu edhe Oden Ekonomike të Bizneseve Shqiptare, e cila sipas tij ka heshtur plotësisht për këtë çështje. Ratkoceri ngre dyshime se ish-kryetari i saj ka pasur interesa personale, duke kërkuar përkrahjen e partisë VMRO për kandidaturën e tij në Strugë. “Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe më herët, kur drejtues të kësaj Ode i hapën derën ish-kryeministrit Zaev për të kapur pozita qeveritare”, shton ai.

Sipas Ratkocerit, mungesa e reagimit dhe përfaqësimit real të bizneseve shqiptare në vend, vetëm sa e thellon pabarazinë ekonomike dhe krijon hapësira për përjashtim sistematik nga politikat shtetërore të mbështetjes financiare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu