Trajneri Silvinjo ka nisur nga puna për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor. Por jo i gjithë grupi është në gatishmërinë e plotë të teknikut brazilian.
Burimet për “Panorama Sport” kanë bërë të ditur që mesfushori Kristjan Asllani do të punojë i diferencuar.
Në vendin e tij Silvinjo ka marrë një tjetër mesfushor, Medon Berishën. Ai është pjesë e Shpresave dhe luan për Leccen në Serinë A. Berisha po stërvitet në vend të Asllanit.
Nuk dihet nëse Silvinjo do e marrë Asllanin edhe në Moldavi.