ASH Ziadin Sela: SKANDAL – Qeveria dhe ministri Durmishi përdorin paratë publike për fushatën e “kandidatit të pavarur” të VMRO-VLEN!

Strugë – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj një veprimi që e cilëson si skandal të rëndë dhe mashtrim publik, ku sipas tyre, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Ekonomisë kanë keqpërdorur fondet shtetërore për të promovuar kandidatin “e pavarur” të koalicionit VMRO-VLEN për komunën e Strugës, Mendi Qyra.

Në një komunikatë publike, Aleanca akuzon ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, për shfrytëzim të një aktiviteti zyrtar qeveritar – promovimin e masave për punësimin e të rinjve – për të ekspozuar publikisht kandidatin Qyra në Strugë, ku ky i fundit tashmë ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet lokale.

“Ky është një shembull i pastër i abuzimit me paranë publike, ku buxheti i shtetit dhe taksat e qytetarëve po shndërrohen në mjete për fushatë parazgjedhore,” thuhet në reagim.

Partia kërkon të dijë çfarë roli ka pasur Mendi Qyra në këtë aktivitet, duke nënvizuar se ngjarja është organizuar në qytetin ku ai synon të zgjidhet kryetar komune.

Gjithashtu, Aleanca denoncon faktin se Qyra ka keqpërdorur edhe pozicionin në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, nga e cila kërkohet shkarkimi i menjëhershëm, pasi, siç theksohet, OEMVP duhet të jetë e paanshme dhe përfaqësuese e gjithë komunitetit të biznesit – jo platformë për qëllime politike.

Një tjetër pikë kritike është edhe manipulimi i mundshëm i opinionit publik, ku Durmishi dhe Qyra kanë përmendur shifra të përgjithshme për mbështetje të të rinjve në nivel shtetëror, duke lënë të kuptohet gabimisht se ato fonde janë të dedikuara për Strugën.

“Nga përvoja e deritanishme, shqiptarët marrin vetëm 5-10% nga çdo masë apo investim qeveritar. Sa mendoni se do të përfitojnë shqiptarët e Strugës nga kjo?”, pyet Aleanca.

Në përfundim, Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që të hetojnë këtë rast dhe zëvendëskryeministrit për “qeverisje të mirë” që të reagojë – ose të japë dorëheqje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu