ASH- Taravari: VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull…

ASH e Arben Taravarit, vlerëson se “grupacionit të hallit” të quajtur VLEN i ka rënë maska. Premtimi për përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, për reformë të vërtetë dhe për krijimin e një partie unike shqiptare rezultoi mashtrues dhe i zbrazët.

Nga atje thonë se VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull dhe pa asnjë strukturë të qëndrueshme organizative.

“Koalicioni që u shpall si alternativë e re, sot përfaqëson një format të ricikluar të së vjetrës politike. Aty ku dikur ndodhej aparati i përjetshëm i BDI-së, sot është vendosur një logjikë e njëjtë funksionimi, vetëm me ngjyra të ndryshuara dhe me petk të ri. Drejtuesit e VLEN-it, të lidhur ngushtë me interesat e pushtetit, kanë humbur çdo aftësi për të qenë zë i pavarur i shqiptarëve. Ata veprojnë me direktiva nga jashtë, i nënshtrohen urdhrave të Hristijan Mickoskit dhe shndërrohen në mbrojtës të tij më të zellshëm sesa vetë partia e tij.

Sot, VLEN është larg çdo ideali të unifikimit. Prej muajsh, flitet për shkrirjen e partive të vogla që e përbëjnë këtë koalicion, por në realitet asnjë hap nuk është bërë. Kufijtë partiakë ruhen me fanatizëm, ndërsa në çdo komunë funksionojnë interesa të ndara dhe llogari të ndryshme. Në vend të platformës së përbashkët, kemi matje të forcës midis klaneve që janë të interesuara vetëm për poste dhe privilegje. Herë këtë muaj e herë atë muaj, kufijtë e partive të VLEN-it, nuk ka kush ti luaj.

Njëri në Çair përpiqet të mbulojë dosjet e krimit dhe të heshtë para skandaleve, tjetri në Tetovë është nën trysninë e ultimatumit nga strukturat e Botës Serbe dhe përfshirë në keqpërdorime të rënda, ai i Likovës ka mbetur i izoluar dhe i humbur në mjegullën e vendimeve të veta, ndërsa tjetri, po ashtu nga Çairi, nuk ka kohë të dalë në terren sepse është i zënë me autopromovim në Facebook”, thonë se ASH.

Nga ASH thonë se VLEN është në krizë të thellë.

“Në vend të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ata janë të përfshirë në përçarje të brendshme dhe në sulme të ulëta kundër njëri-tjetrit. Kandidatë seriozë nuk kanë, mbështetje reale nuk kanë, vizion nuk kanë. Dhe për të shmangur përgjegjësinë, kanë nisur një fushatë linçimi ndaj liderit Arben Taravari, duke e akuzuar për çdo dështim, ndërkohë që vetë janë autorët e krizës, rrënimit dhe mungesës totale të drejtimit politik”, thonë ASH.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu