ASH Taravari: FLEN fle, VMRO punëson – 70 maqedonas dhe vetëm 8 shqiptarë në HEC Mavrovë

Ndërsa shqiptarët presin barazi dhe përfaqësim të drejtë në institucionet publike, qeveria FLEN po mbyll sytë përballë një diskriminimi brutal që po ndodh përditë. S

Së fundmi, në HEC Mavrovë në Gostivar kanë filluar punën gjithsej 35 persona – 30 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë. Dhe ky është vetëm fillimi, sipas informacioneve të siguruara, të hënën pritet të punësohen edhe 30 maqedonas të tjerë.

Kjo do të thotë 60 maqedonas përkundrejt vetëm 5 shqiptarëve – një disproporcion i turpshëm dhe një dëshmi tjetër se vendimmarrja në këtë shtet vazhdon të funksionojë mbi baza etnike, jo mbi kritere profesionale apo të drejtës.

Diskriminimi nuk ndalet vetëm në ndërmarrjet publike. Edhe në sferën e sigurisë, padrejtësia është sistematike. Në konkursin e fundit për punësim në Policinë e Gostivarit, nga 20 aplikantë shqiptarë kanë kaluar vetëm 3, ndërsa nga 12 aplikantë maqedonas kanë kaluar 10. Përzgjedhja nuk i ngjan as garës, as barazisë – i ngjan skenarëve të pastrimit të heshtur etnik në institucionet publike.

Ku janë përfaqësuesit shqiptarë në qeveri?

Ku është FLEN që premtoi ndryshim, përfaqësim dhe dinjitet?

Kur institucionet e vendit funksionojnë si agjenci punësimi për militantët e VMRO-DPMNE-së dhe shqiptarët përjashtohen si rregull e jo si përjashtim, nuk kemi të bëjmë me reformë – kemi të bëjmë me tradhti politike dhe dështim total të partnerëve shqiptarë në pushtet.

Aleanca për Shqiptarët e konsideron këtë sjellje të qeverisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe kërkon hetim urgjent mbi proceset e punësimeve në HEC Mavrovë dhe MPB në Gostivar, si dhe transparencë të plotë mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

ASH kërkon ndërprerjen e menjëhershme të çdo praktike diskriminuese në punësimet publike.

ASH kërkon dorëhqeje të përfaqësuesve shqiptarë në qeveri nëse nuk janë në gjendje të garantojnë përfaqësimin minimal të shqiptarëve. Mjaft më me heshtje bashkëfajtore! Mjaft me qeveri që mban emrin “FLEN” dhe nuk zgjohet kurrë kur shqiptarët diskriminohen!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selimi: Partnerët shqiptarë në qeveri nuk lejohen as të guxojnë

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar me tone kritike ndaj qasjes së kryeministrit të RMV-së, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar sjelljen e tij politike...

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të veçantë...

Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Marina suedeze po ndeshet “pothuajse çdo javë” me nëndetëse ruse në Detin Baltik, kanë deklaruar autoritetet, ndërsa vendi po përgatitet për një rritje edhe...

Shala: Kurti është shefi i mafias energjetike, më 2025 u importua rrymë nga burime serbe, greke dhe serbo-boshnjake

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si shefi i mafias energjetike të vendit. “Ky është...

Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren

Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre. Në raportin ditor të saj, Policia i raportoi rastet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu