ASH Taravari: Azir Aliu, nismëtari i bashkëpunimit me Ali Ahmetin, sot votohet ministër i Shëndetësisë

Sot para Kuvendit pritet të gjendet propozimi për ministrin e ri të Shëndetësisë, Azir Aliu. Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, kanë kritikuar , duke thënë se Aliu ka qenë personi që “këmbëngulte për lidhjen me Ali Ahmetin dhe njeriu i parë që nisi komunikimin me BDI-në”.

Në seancën e sotme parlamentare, pritet të bëhet zëvendësimi i posteve qeveritare që u braktisën nga Aleanca për Shqiptarët.

Kemi disa pyetje publike:

Bilallin, Izetin i pyesim:
A kanë rënë në ujë kumtesat e koordinuara në orët e vona kundër Aleancës për komunikime me BDI-në, kur sot po bëni ministër Azir Aliun, që ka qenë nyja kryesore e atyre komunikimeve?

Kurse Fetain e pyesim:
Pjesën më të madhe të posteve që la ASH-ja, heshturazi po i marrin njerëzit e Izetit, dmth në VLEN ti lobove më shumë për njerëzit e Izetit?
Dhe Feta, kemi dëgjuar që duan të ta marrin postin për të joshur një parti më të vogël që t’i bashkohet qeverisë, mos do të bëjmë dhe ty ambasador?

Dhe për në fund pyesim VMRO-DPMNE parimore:
Ku shkuan “vijat e kuqe” me BDI-në që i përmendni vazhdimisht në deklarata publike, tani që po sillni në qeveri njerëz që kanë qenë urë lidhëse me BDI-në?

Si përfundim, ju falenderojmë thellësisht që me pazaret e hapura që po bëni në sy të popullit, keni kontribuar të forconi Aleancën për Shqiptarët si asnjëherë më parë pasi populli e kupton çdo ditë e më qartë pse ju braktisëm e sa mirë që bëmë!

Tetori është shumë afër, shihemi atëherë!

Aleanca për Shqiptarët- Taravari

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, dorëzoi 23 vendime për Arsimtarët e Haraçinës

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, sot ka dorëzuar 23 vendime pune për kuadro arsimore në institucionet edukativo-arsimore të komunës. Vendimet janë ndarë për: Çerdhen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu