ASH e Selës shkëputet nga AKI: drejt veprimit autonom dhe grupit të pavarur parlamentar

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka vendosur të veprojë në mënyrë tërësisht autonome, pas një mbledhjeje të Kryesisë ku u analizua situata politike, rezultati i zgjedhjeve lokale dhe drejtimi i ardhshëm i subjektit. Sipas njoftimit, vendimi është marrë unanimisht, ndërsa ditëve në vijim deputetët e ASH pritet të procedojnë në Kuvend formimin e një grupi të pavarur parlamentar, raporton TV21.

ASH e Selës thekson se mbetet forcë opozitare dhe se do të vazhdojë komunikimin me subjektet e tjera opozitare shqiptare. Partia ka identifikuar tre shtylla kryesore të veprimit politik: kauzën kombëtare, barazinë e shqiptarëve në shtet dhe Kushtetutë, si dhe adresimin e dëmeve që – sipas tyre – ka shkaktuar Qeveria aktuale.

Në njoftim paralajmërohen takime të shpeshta me qytetarë, struktura partiake dhe aktorë politik e qytetarë, me synim forcimin e radhëve dhe mobilizimin në një periudhë që ASH e konsideron kritike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. “Beteja jonë politike do të zhvillohet me gjithësecilin që kërkon ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu