ASH: Brukseli konfirmon paralajmërimet tona: Maqedonia e Veriut nën kontrollin e “Botës serbe”

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas publikimit të projekt-rezolutës së Parlamentit Evropian, në të cilën theksohet ndikimi i rrezikshëm i të ashtuquajturës “Botë serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

“Ajo që e kemi thënë prej kohësh, madje që para zgjedhjeve të 8 majit, sot po konfirmohet nga vetë institucionet evropiane. Këshilli i Evropës dhe raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut tregojnë qartë: ‘Bota serbe’ po minon sovranitetin e vendit dhe përfaqësuesit qeveritarë në Shkup jo vetëm që nuk e ndalojnë këtë ndikim, por e përkrahin dhe e promovojnë atë,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Raporti i progresit, i hartuar nga eurodeputeti Thomas Weitz, do të jetë objekt debati në seancën e 8 korrikut në Strasburg. Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët kujton se shenjat për këtë rreshtim pro-serb ishin të dukshme që në ditët e para të formimit të Qeverisë:

Përjashtimi i shqiptarëve nga qeverisja aktive;

Emërimi i Stoilkoviqit si figurë e dytë më e fuqishme në Qeveri;

Tentativa për të ndalur projektin strategjik të Korridorit 8;

Zhbërja graduale e Marrëveshjes së Ohrit;

Investimi prej 2 miliardë eurosh në hekurudhën e shpejtë të Korridorit 10, që favorizon interesat serbe dhe nuk sjell përfitime konkrete për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por ngarkon buxhetin e tyre.

“Pyesim publikisht partitë e koalicionit VLEN: A e kuptojnë tani se kujt i shërbejnë me qëndrimin e tyre në këtë qeveri pro-serbo-ruse?” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu