ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për vitin 2025, sipas “Reporterëve pa Kufij” (RSF), ka nxitur reagime të ashpra nga Aleanca për Shqiptarët, e cila këtë rezultat e quan “alarm të pastër për lirinë e fjalës dhe kapjen e institucioneve”. Sipas kësaj partie, regresi nuk është thjesht një luhatje numerike, por “pasqyrë e drejtpërdrejtë e presioneve politike, përkeqësimit të klimës mediatike dhe forcimit të mekanizmave të kontrollit ndaj informacionit publik”.

Aleanca për Shqiptarët rikujtohet se ka paralajmëruar më herët se praktikat e vjetra – si ndërhyrjet në redaksi, presionet ekonomike ndaj mediave, sulmet verbale ndaj gazetarëve dhe mungesa kronike e transparencës qeveritare – do të çonin drejt këtij rezultati të trishtë.

“Sot, raporti i RSF-së e konfirmon plotësisht këtë realitet”, theksohet në reagim. Në veçanti, Aleanca nënvizon se treguesit politikë dhe ekonomikë kanë pësuar ulje të dukshme, gjë që sipas tyre dëshmon se qeveria nuk po garanton liri, por po rikthehet tek modeli i kontrollit dhe ndikimit mbi hapësirën mediatike. ASH shpreh shqetësim edhe për rritjen e pasigurisë fizike dhe profesionale të gazetarëve, duke e cilësuar këtë si “sinjal të rrezikshëm se ambienti i punës së tyre po degradohet dita-ditës”.

Ky trend, sipas saj, tregon se institucionet nuk po arrijnë të mbrojnë gazetarët dhe as të garantojnë kushte të drejta për ushtrimin e profesionit. Aleanca për Shqiptarët kërkon një paketë të gjerë masash urgjente, ndër të cilat ndërprerje e menjëhershme e çdo forme presioni politik mbi redaksitë dhe gazetarët, transparencë totale në financimin publik dhe reklamat shtetërore, hetim të plotë dhe ndëshkim të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve.

Sipas ASH-së, në një shtet që synon standarde evropiane, liria e medias nuk është privilegj, por “gur-themeli i demokracisë”. Aleanca mbyll reagimin duke theksuar se përgjegjësia për regresin i takon qeverisë aktuale: “Çdo rënie në indeks është rënie në demokraci. Dhe qeveria po dështon ta mbrojë fjalën e lirë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu