Arsovska zbarkon në Policinë Financiare: “Në vend që të arrestoni Ganiun dhe Mexhitin, po kërcënoni dhe hakmerreni ndaj grave të ndershme!

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve shtetërore, duke i akuzuar se në vend që të ndjekin penalisht ndërtimet e paligjshme të lidhura me zyrtarë të VLEN-it, po ushtrojnë presion dhe hakmarrje ndaj zyrtarëve të ndershëm.

Ajo përmendi konkretisht rastin e Visar Ganiut dhe Izet Mexhitit, të cilët sipas saj janë përgjegjës për mbi 150 ndërtime të paligjshme dhe për krim financiar me shuma milionëshe, por të paprekshëm nga drejtësia.
“Në vend që të arrestoni ata, ju hakmerret ndaj Ivana-s, e cila dje kishte guximin të tregojë publikisht rrezikun që u kanoset qytetarëve nga këto ndërtime,” tha Arsovska.

Ajo i akuzoi strukturat shtetërore se po shërbejnë si mburojë për Ganiun dhe Mexhitin dhe e përmbylli me një mesazh të ashpër:
“Ju nuk do të sillni drejtësi – vetëm do të vazhdoni të vidhni, ndërsa gratë e ndershme i ndëshkoni sepse nuk guxoni të prekni kriminelët që keni në qeveri.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu